Fillon asfaltimi i rrugës moderne që lidh fshatrat Leshan-Shirokë-Sopijë

10.06.2021

Asfaltimi në rrugën që lidh fshatrat Leshan-Shirokë-Sopijë ka filluar sot, rrugë kjo me gjatësi prej afro 4 km dhe gjerësi deri në 6 metra e cila parashihet që të shkarkojë komunikacionin në Shirokë. Të gjitha automjetet që kanë për qëllim të udhëtojnë në drejtim të Prizrenit përmes kësaj rruge nga fshati Sopijë lidhen me rrethrrotullimin […]

Fillon asfaltimi i rrugës moderne që lidh fshatrat Leshan-Shirokë-Sopijë Foto: Ilustrim

Asfaltimi në rrugën që lidh fshatrat Leshan-Shirokë-Sopijë ka filluar sot, rrugë kjo me gjatësi prej afro 4 km dhe gjerësi deri në 6 metra e cila parashihet që të shkarkojë komunikacionin në Shirokë.

Të gjitha automjetet që kanë për qëllim të udhëtojnë në drejtim të Prizrenit përmes kësaj rruge nga fshati Sopijë lidhen me rrethrrotullimin në magjistrale afër pompës “Lab Oil” në Shirokë, shkruan SuharekaOnline.

Vlera investive e këtij projekti kap shumën prej 699.966,00 euro.

Fillimin e asfaltimit të rrugës e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ndër tjera ka njoftuar se me këto punime, do të lidhen tri fshatra në një rrugë moderne.

Sipas kontratës operatori ekonomik është i obliguar që punët ti përfundojë brenda 300 ditëve pune duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës më 12 dhjetor 2019.