Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, në Suharekë, ka filluar me shërbimet e gjinekologjisë.

Kjo me prezencën e mjekes vullnetare nga Prizreni, për t’i ardhur në ndihmë grave shtatzëna.

Njoftimin për këtë e ka bërë edhe drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi:

“Duke pasur parasysh nevojat për shërbime gjinekologjike në QKMF-Suharekë, sot arritëm marrëveshje me Dr. Semra Sheqerxhi, specialiste e gjinekologjisë e cila do të ofroj shërbime gjinekologjike në QKMF-Suharekë vullnetarisht çdo të Enjte prej orēs 15:00 – 19:00,  me termine paraprake”.