Së shpejti fillojnë punimet për çerdhen e fëmijëve në Suharekë

10.09.2020

Punimet për ndërtimin e Çerdhës së Fëmijëve me standarte të larta në Qytetin e Suharekës do të fillojnë së shpejti, për të parë nga afër projektin dhe vendin se ku do të ndërtohet ky institucion i pranishëm ishte edhe kryetari Muharremaj. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ka njoftuar se do të fillojnë punimet për çerdhen […]

Së shpejti fillojnë punimet për çerdhen e fëmijëve në Suharekë Foto: Ilustrim

Punimet për ndërtimin e Çerdhës së Fëmijëve me standarte të larta në Qytetin e Suharekës do të fillojnë së shpejti, për të parë nga afër projektin dhe vendin se ku do të ndërtohet ky institucion i pranishëm ishte edhe kryetari Muharremaj.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ka njoftuar se do të fillojnë punimet për çerdhen e fëmijëve në qytetin e Suharekës e cila do të financohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Muharremaj thotë se çerdhja do të ketë kushte moderne dhe hapësira të mjaftueshme ku fëmijët do të rriten dhe edukohen me standarte të larta.