Fillojnë punimet në rrugën Ngucat-Bllacë, edhe një rrugë më shumë që lidhë Malishevën me Suharekën

Në pjesën e fshatit Ngucat, edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në hapjen e rrugës Ngucat-Bllacë, e cila lidhë këto dy fshatra, por edhe është edhe një rrugë më shumë që lidhë Komunën e Malishevës me atë të Suharekës.

Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, si propozues i këtij amendamenti për futjen në buxhet, dy kryetarët e komunave përkatëse, Ragip Begaj dhe Bali Muharremaj, përfaqësues të fshatit Ngucat dhe qytetarë të tjerë.

“Jam i kënaqur që jam këtu, në fillimin e hapjes dhe rregullimit të rrugës Ngucat – Bllacë. Ka qenë një investim i nevojshëm për ne të gjithë, e sidomos për banorët e kësaj pjese pasi kjo rrugë e shkurton rrugën aktuale për disa kilometra, por edhe ka qenë një rrugë ku ka lëvizur UÇK-ja gjatë luftës. I falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar për ndërtimin e kësaj rruge, përfshi edhe deputetin Lushtaku, dhe i uroj banorët e të dy fshatrave dhe të fshatrave tjerë, që e do ta përdorin këtë rrugë për qarkullim”, tha kryetari Begaj.

“Ky projekt ka qenë një amendament që e kam propozuar dhe ndihem jashtëzakonisht mirë që ka filluar të realizohet ”, ka thënë ai, duke shtuar se realizimi i projekti do të mbikëqyret deri në realizimin e plotë, pasi e ndien edhe obligim moral që projekti të realizohet ashtu siç është paraparë ka thënë Lushtaku

Edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i ka uruar të gjithë banorët e kësaj pjese, e sidomos banorët e Ngucatit dhe Bllacës, për rregullimin e kësaj rrugë që lidh të dy vendbanimet dhe një lidhje më shumë mes dy komunave.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Rruga Ngucat-Bllacë, është e gjatë 2 kilometra e 613 metra dhe mundësohet nga Ministria e Infrastrukturës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.