Fillimi vitit të ri shkollor, 3 mësimdhënës dhe 2 punëtor teknik në Suharekë u prekën nga COVID-19

27.09.2020

Më 14 shtator sipas vendimit të MASh’it ka filluar procesi mësimor(faza e parë) për të vazhduar me fazën e dytë më 21 shtator. Drejtoritë komunale të arsimit qysh para fillimit të vitit të ri shkollor kanë marr masa për ruajtjen e shëndetit si të nxënësve ashtu edhe të mësimdhënësve. Por megjithë angazhimin tashmë kanë filluar […]

Fillimi vitit të ri shkollor, 3 mësimdhënës dhe 2 punëtor teknik në Suharekë u prekën nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Më 14 shtator sipas vendimit të MASh’it ka filluar procesi mësimor(faza e parë) për të vazhduar me fazën e dytë më 21 shtator.

Drejtoritë komunale të arsimit qysh para fillimit të vitit të ri shkollor kanë marr masa për ruajtjen e shëndetit si të nxënësve ashtu edhe të mësimdhënësve. Por megjithë angazhimin tashmë kanë filluar të identifikohen rastet e para të prekur me COVID-19.


Të premtën drejtori i DKA’së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, ka bërë të ditur se deri më tani pesë punëtorë të arsimit janë prekur nga COVID-19.

Më tutje gjatë ditës i kontaktuar nga SuharekaOnline, drejtori Bajselmani ka treguar se një mësimdhënës është në Bllacë, një në Gelancë, një në Suharekë (në shkollën “Destan Bajraktari”) dhe dy punëtorë teknik në gjimnazin “Jeta e Re”.

Duke folur për gjendjen shëndetësore të stafit të prekur Bajselmani ka thënë se fatmirësisht gjendja e tyre është e mirë dhe pa komplikacione, ndërsa shkollat kanë ndërmarrë procedurat e nevojshme për zëvendësimin e tyre.

Gjithashtu ai ka treguar se ende janë në pritje të rezultateve për 40 mësimdhënësit e testuar të premtën.