Fillimi i vitit të ri shkollor, Muharremaj uron fillim-vit të mbarë për nxënësit dhe mësimdhënësit

10.09.2020

Drejtori i drejtorisë së Arsimit z.Remzi Bajselmani, ka mbajtur takimin e Task Forcës, për t’i shqyrtuar dhe për t’i konsumuar të gjitha idetë dhe masat për t’a filluar procesin e mësimit të vitit të ri shkollor me kthimin e nxënësve nëpër shkolla. Ndërsa kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj i ka uruar nxënësve dhe të gjithë […]

Fillimi i vitit të ri shkollor, Muharremaj uron fillim-vit të mbarë për nxënësit dhe mësimdhënësit Foto: Ilustrim

Drejtori i drejtorisë së Arsimit z.Remzi Bajselmani, ka mbajtur takimin e Task Forcës, për t’i shqyrtuar dhe për t’i konsumuar të gjitha idetë dhe masat për t’a filluar procesin e mësimit të vitit të ri shkollor me kthimin e nxënësve nëpër shkolla.

Ndërsa kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj i ka uruar nxënësve dhe të gjithë stafit fillim-vit të mbarë dhe me plotë shëndet dhe i ka dëgjuar pjesëmarrësit e takimit për mënyrën e fillimit të procesit mësimor, duke i thënë se të gjitha shkollat duhet t’i respektojnë masat kundër COVID-19.

Edhe anëtarët e tjerë pjesmarrës të këtij takimi i kanë dhënë idetë dhe rekomandimet e tyre për t’a filluar procesin mësimor.

U tha që kthimi i nxënësve në shkolla do të jetë i përshtatshëm konform rregullave dhe masave të ndërmarra nga institucionet gjegjëse.