Festë në kohë pandemie në një lokal në Suharekë, policia dënon pronarin dhe 24 perosna të tjerë

20.03.2021

Edhe pse numri i rasteve pozitive me COVID-19 nga dita në ditë po rritet, e situata nëpër spitalet e Kosovës po rëndohet, edhe përkundër thirrjeve nga institucionet përkatëse për respektim të masave mbrojtëse nga COVID-19, shumë qytetarë e biznese nuk po i respektojnë ato. Gjatë ditës së premte në një kafiteri në Suharekë, ishin grumbulluar […]

Festë në kohë pandemie në një lokal në Suharekë, policia dënon pronarin dhe 24 perosna të tjerë Foto: Ilustrim

Edhe pse numri i rasteve pozitive me COVID-19 nga dita në ditë po rritet, e situata nëpër spitalet e Kosovës po rëndohet, edhe përkundër thirrjeve nga institucionet përkatëse për respektim të masave mbrojtëse nga COVID-19, shumë qytetarë e biznese nuk po i respektojnë ato.

Gjatë ditës së premte në një kafiteri në Suharekë, ishin grumbulluar numër i madh i personave, ku sipas burimeve të SuharekaOnline ata kishin filluar që të argëtoheshin nën tingujt e muzikës me zë të lartë, gjë e cila i kishte shqetësuar edhe qytetarët për rreth, të cilët edhe kanë njoftuar policinë.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ku ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte në një kafiteri në rrugën ”Brigada 123” në Suharekë, policia e Suharekës ka dënuar 25 persona, duke e përfshirë edhe pronarin e lokalit, i cili kishte lejuar grumbullimin e shumë personave, duke shkelur masat anti-COVID.

Sylaj tutje ka thënë se për këtë rast policia do të njoftoj edhe Inspektorët Komunal, gjithashtu ai përsëri ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës që të respektojnë masat mbrojtëse, në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve.

Rikujtojmë se gjatë kësaj jave në Komunën e Suharekës janë identifikuar 56 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshë 78 vjeç.