Fandaj: Kapje nuk ka vetëm në nivel qendror, kapje ka edhe në nivel lokal

Ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Komuna e Suharekës, Liridon Fandaj, përmes një reagimi ka shprehur pakënaqësitë e tij me kapjen sipas tij të bordit të ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i autobusave” .

“Derisa qeverisja në nivel qendror po i çkap bordet, qeverisja lokale e udhëhequr nga AAK dhe dega e LDK-së në Therandë, përplasen rreth bordit të stacionit të autobusave.

Sipas një njoftimi të ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i autobusave”, njoftohen dy anëtar të këtij bordi që ju ka përfunduar mandati.

Kryetar i komsionit të aksionarëve të kësaj ndërmarrje është një asamblesit i AAK-së, ndërkaq dy antarët që ju ka përfunduar mandati janë të LDK-së. (Që janë anëtar të LDK-së konfirmohet edhe në reagimin e tyre).

Sa ka qenë LDK-ja në pushtet qenka kujdesur që ta kap këtë bord me anëtar të saj, ndërsa tash të presmi se kush do t’i zëvendësoj ata, sigurisht do të jenë anëtar të AAK-së.

Pra, kapje nuk ka vetëm në nivel qendror, kapje edhe ka edhe në nivel lokal” ka shkruar Fandaj.

RAPORTO