Familjet në nevojë, Kryqi i Kuq-Suharekë kërkon ndihmën e bizneseve dhe qytetarëve

Familjet në nevojë, Kryqi i Kuq-Suharekë kërkon ndihmën e bizneseve dhe qytetarëve
Herolind Bytyçi

16.04.2021 / Suhareka

Duke e parë gjendjen e rënduar ekonomike të shumë familjeve në nevojë, si pasojë e pandemisë dhe kërkesave të shumta për ndihmë nga ana e qytetarëve Kryqi i Kuq i Kosovës dega në Suharekë kërkon ndihmën e bizneseve dhe qytetarëve.

“Duke lexuar çdo ditë mesazhet e shumta që dërgohen në faqen tonë, me qëllim që t’iu ndihmojmë atyre familjeve.

Ne si Kryq i Kuq vendosëm të ju drejtohemi ju qytetarëve tanë dhe ju bizenseve në komunën tonë që sado pak me mundësit e juaja të ndihmoni këto familje.

Nevoja më e madhe për ta është ushqimi, andaj ndihmat monetare apo ushqimore mund të i dërgoni në zyret e Kryqit të Kuq që gjendet afer sheshit “Besim Ndreca”” thuhet në kërkesën e Kryqit të Kuq të Kosovës dega në Suharekë.

Ne të gjithë së bashku mundemi që të paktën nevojen themelore për jetes “ushqimin” t’ua ofrojm këtyre familjeve.

RAPORTO