Të dielën më 14 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 265 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga 265 mostrat e testuara , 49 raste kanë rezulutar pozitive ku 1(një) prej tyre është me vendbanim në qytetin e Suharekës.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Rezultatet e ditës së sotme tregojnë se familjarët e pacientit nga Suhareka që u konfirmua ditën e dielë, kanë rezultuar negativ për covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur drejoresha e DSHMS-së në Suharekë, Besa Kuqi.

Kujtojmë se në Suharekë numri i personave të identifikuar me covid-19 deri më tani ka arritur në 40.