Në një periudhë të informatave të cilat arrijnë çdo ditë, mbrëmë u paraqit edhe një lajm shumë i mirë, ku rezultuan 87 të shëruar nga Covid-19.
Ndër të shëruarit është edhe Besnik Fetiu nga Suhareka i cili rrëfeu se si u infektua e gjithë familja nga Covid-19 dhe si e tejkaluan.
Ai u shpreh se fillimisht gjyshja e tij 82 vjeçare dhe babai i tij kishin shkuar në Semetisht në një rast vdekjeje e që besojnë se nga atje iu erdhi koronavirusi.
Përmes telefonit për SuharekaOnline Fetiu ka konfirmuar se të gjithë anëtarët e familjes së tij janë shëruar dhe gëzojnë shëndet.
Fetiu tha se përveç nënës së tij të tjerët e kanë kaluar sëmundjen pa asnjë simptomë.
Ai u shpreh së rreth një muaj iu është dashur për tu shëruar e gjithë familja. Ndërsa, tregoi se gruaja dhe vajza është të familja dhe se nuk i ka parë qe një muaj.
Në fund banori nga Suhareka që mundi koronavirusin u bëri thirrje qytetarëve që të mos i paragjykojnë personat që ishin prekur me Covid-19.