Enver Shabani tregon për situatën dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet

11.01.2021

Që nga dita e premte e javës së kaluar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar vërshime të mundshme në shumë vende të Kosovës. Komuna e Suharekës është në mesin e shumë qyteteve që janë vërshuar nga ujërat si pasojë e reshjeve të vazhdueshme atmosferike. Dëmet e krijuara deri më tani vlerësohen të larta, por fatmirësisht […]

Enver Shabani tregon për situatën dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet Foto: Ilustrim

Që nga dita e premte e javës së kaluar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar vërshime të mundshme në shumë vende të Kosovës.

Komuna e Suharekës është në mesin e shumë qyteteve që janë vërshuar nga ujërat si pasojë e reshjeve të vazhdueshme atmosferike.

Dëmet e krijuara deri më tani vlerësohen të larta, por fatmirësisht këto dëme janë vetëm të natyrës materiale dhe nuk ka dëme në njerëz.

Kështu ka thënë për SuharekaOnline, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Enver Shabani.

Sipas drejtorit tani gjendja është më stabile dhe se ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencave janë vazhdimisht në terren dhe deri në orën 6 të mëngjesit të sotëm kanë qenë afër qytetarëve.

Shembja e murit mbrojtës të shkollës në Samadraxhë

Sipas raporteve të para dëme më të mëdha janë evidentuar në fshatrat: Peqan, Nëpërbisht, Tërrnje, Leshan, Samadraxhë, Sopijë, Studençan.

Në fshatrat e larpërmendura dëmet janë kryesisht materiale ku janë dëmtuar: rrugë, objekte, kultura buqjësore, sera, pemishte si dhe një rast ku një fermeri i kanë ngordhur mbi 100 pula.

Enver Shabani thotë se fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka dhe asnjë familje nuk është e rrezikuar deri më tani. Duke krahasuar situatën e tanishme me atë të vitit 2018, drejtori Shabani ka thënë se tani vlera e dëmeve duket se është më e vogël fal investimeve dhe parapërgatitjeve që ka bërë Komuna e Suharekës si me kanalizimin e ujrave, pastrimin e shtratit të lumenjëve, investimin në përroin e “Dybiqakut”.

Gjithashtu drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Enver Shabani, ka falënderuar qytetarët për angazhimin gjatë kësaj kohe, ekipet e zjarrfikësve si dhe kompanitë e kontraktuara për punën e palodhshme në këto momente.