Enver Shabani tregon për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

26.12.2020

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje të borës për ditën e shtunë dhe të dielë. Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës njofton qytetarët se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në territorin e Suharekës, janë duke u mirëmbajtur për zhvillim normal të komunikacionit. I kontaktuar nga SuharekaOnline, Drejtori i […]

Enver Shabani tregon për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje të borës për ditën e shtunë dhe të dielë.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës njofton qytetarët se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në territorin e Suharekës, janë duke u mirëmbajtur për zhvillim normal të komunikacionit.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Komunën e Suharekës, Enver Shabani, ka treguar se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk është ndonjë situatë alarmante.

“Kompania e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore është në angazhim që të evitojë çfarëdo bllokimi eventual të rrugëve edhe pse temperaturat nuk janë të ulëta, kështu që të gjitha rrugët kanë janë të kalueshme” tha drejtori Enver Shabani.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se së bashku me ekipet e kontraktuara në terren gjendet edhe kryetari Muharremaj dhe deri më tani nuk ka ndonjë vështirësi në rrugët e Komunës së Suharekës.