Enver Shabani shërohet nga COVID-19, ditën e nis me vizitë te zjarrfikësit

21.08.2020

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani para dy javësh kishte njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin me COVID-19. “Qysh nga fillimi i pandemisë, edhe pse të vetëdijshëm për mundësinë e infektimit eventual me COVID-19, unë dhe stafi ynë nuk e kemi ndërprerë punën në teren në mënyrë që të jemi […]

Enver Shabani shërohet nga COVID-19, ditën e nis me vizitë te zjarrfikësit Foto: Ilustrim

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani para dy javësh kishte njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin me COVID-19.

“Qysh nga fillimi i pandemisë, edhe pse të vetëdijshëm për mundësinë e infektimit eventual me COVID-19, unë dhe stafi ynë nuk e kemi ndërprerë punën në teren në mënyrë që të jemi sa më afër qytetarëve. Dje vullnetarisht e bëra testin per COVID-19 dhe rezultova pozitiv” kishte bërë të ditur Shabani.

Pas më shumë se dy javë Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani, është shëruar nga COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur ai në një përgjigje për SuharekaOnline, ku ndër tjera ka treguar se ditët me COVID-19 i ka kaluar pa asnjë komplikacion dhe asnjë problem shëndetësor.

Ai sot i është kthyer punës në Komunën e Suharekës, por paraprakisht me tu shëruar nga COVID-19, drejtori Enver Shabani, ka vizituar zjarrfikësit e qytetit të Suharekës.