Enver Shabani konfirmohet pozitiv me COVID-19

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin me COVID-19.

“Qysh nga fillimi i pandemisë, edhe pse të vetëdijshëm për mundësinë e infektimit eventual me COVID-19, unë dhe stafi ynë nuk e kemi ndërprerë punën në teren në mënyrë që të jemi sa më afër qytetarëve.

Dje vullnetarisht e bëra testin per COVID-19 dhe rezultova pozitiv.

Që nga momenti i testimit jam i izoluar e kështu jam i detyruar të qëndroj edhe dy javët e ardhshme.

Për momentin jam mirë dhe nuk kam ndonjë simptomë, por pavarsisht kësaj do i përmbahem rregullave të karantinimit.
Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia duke shprehur gatishmërinë për t’iu shërbyer qytetarëve” ka njoftuar Shabani.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.