Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në fushatën e tij tashmë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte premtuar edhe ndërtimin e vend-pritjeve moderne për autobus.

Ndonëse Komunës së Suharekës 16 nënstacione do ti kushtojnë 148,330.35 euro, persona të pandërgjegjshëm kanë filluar ti dëmtojnë ato ende pa u përfunduar.

Në vend-pritjen në Topliqan në krahun e djathtë në magjistralen Suharekë-Prizren nga persona ende të pajohur është dëmtuar pika informuese e nënstacionit.