Emrat e përfaqësuesve të fshatrave të Suharekës

20.06.2022

Qëllimi i emërimit të përfaqësuve të fshatrave është ajo për rritjen e bashkëpunimit të komunës me këshillat e këtyre vendbanimeve në zonat rurale. Emërimi i kryetarëve të fshatrave ka për qëllim që të rregullojë organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e komunës sonë, kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre, […]

Emrat e përfaqësuesve të fshatrave të Suharekës Foto: Ilustrim

Qëllimi i emërimit të përfaqësuve të fshatrave është ajo për rritjen e bashkëpunimit të komunës me këshillat e këtyre vendbanimeve në zonat rurale.

Emërimi i kryetarëve të fshatrave ka për qëllim që të rregullojë organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e komunës sonë, kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre, duke i siguruar banorët e fshatrave në realizimin e të drejtave, interesave dhe obligimeve të tyre në shumë fusha të jetë dhe paraqitjes së organizuar para komunës dhe organeve të saj.

Po ashtu, rregullohet mënyra e organizimit dhe bashkëpunimit mes komunës dhe fshatrave, duke formuar këshillat lokale si trupa mbështetëse të organeve të komunës, që ndikojnë në konsultime gjithëpërfshirës, të cilat promovojnë dhe zhvillojnë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

Përfaqësuesit e fshatrave mund të takohen me qytetarët për të shqyrtuar çështjet në interes të lokalitet, po ashtu organizon, përcjell dhe planifikon planet dhe programet zhvillimore të lokalitet, në të gjitha sferat në bashkëpunim me Kuvendin e Komunës, Kryetarin e Komunës, komitetet dhe drejtoritë komunale.

Prej 44 venbanimeve (përfshirë lagje dhe qytetin e Suharekës) të Komunës së Suharekës, 42 prej tyre tashmë kanë nga një përfaqësues të tyre.

Buzhala dhe Kasterci ende nuk kanë përfaqësues të tyre.

Përfaqësues i Bllacës është Hajrush Suka, Breshanc – Refki Bytyçi, Budakovë – Xhemajl Kokollari, Bukosh – Ismet Sopa, Dobërdelan – Hysni Gallapeni e Dragaqinë – Avdi Trolli.

Duhël – Lirim Qatani, Dvoran – Sedat Ndrecaj, Delloc – Afrim Rrahmani, Dubravë – Jetush Maliqaj, Grejçec – Lumni Qarri, Greikoc – Naim Kicaj, Gelancë – Lulzim Kukaj, Javor Sadik Rrezja.

Krushicë e Epërme – Sevdi Kadriaj, Krushicë e Ulët – Xhemajli Kabashi, Leshan – Zgjim Gashi, Luzhnicë – Sedat Gashi, Mushtisht – Reshat Selimi, Maqitevë – Rifat Aliu, Mohlan – Alban Kabashi, Nepërbisht – Xhemil Haxhiolli, Nishor – Ismet Bytyçi, Papaz – Shaip Sedolli, Popolan – Shukri Kolgeci.

Peqan – Fidaim Grulaj, Qadrak – Selim Vrella, Reshtan – Shezair Elshani, Reqan, Asllan Veselaj, Suharekë – Shefket Kuçi, Studençan – Naser Jupaj, Semetisht – Xhavit Hoxha, Samadrexhë – Ardian Kotorri, Sallagrazhdë – Hasan Kabashi, Sllapuzhan – Shaip Syla, Stravuqinë – Milaim Morina.

Sopijë – Avdyl Kabashi, Savrovë – Jahir Bajraj, Shirokë – Bashkim Ndrecaj. Tërrnje – Idriz Voci, Vraniq – Rexhë Kolgeci, Vërshec – Tafil Daka dhe Gjinoc – Isuf Hajdari.

EMRAT-E-PERFAQESUESEVE-TE-FSHATRAVE-