[EKSKLUZIVE] – Përformanca e komunave, Suhareka me 36.29% renditet e 17-ta në Kosovë për përfaqësim gjinor

08.12.2022

Raporti i përformancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku […]

[EKSKLUZIVE] – Përformanca e komunave, Suhareka me 36.29% renditet e 17-ta në Kosovë për përfaqësim gjinor Foto: Ilustrim

Raporti i përformancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e përfaqësimit gjinor.

Fusha 16 – Përfaqësimi Gjinor

Përfaqësimi gjinor matet më gjerësisht në këtë fushë duke përfshirë qasjen e të dy gjinive në programet për zhvillim social, ekonomik, si dhe në aktiviteteve komunale. Po ashtu, treguesit matin shkallën e përfaqësimit të të dy gjinive në institucionet lokale, trupat e kuvendeve komunale etj.

Me gjithë progresin e komunave ndër vite në sigurimin e përfaqësimit të barabartë në trupat e kuvendeve dhe në komisionet komunale, të dhënat për treguesit e caktuar minimizojnë përqindjen në këtë fushë duke e bërë atë mjaft të ulët, 38.02%.

Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për përformancë në Fushën Përfaqësimi Gjinor, Komuna e Suharekës është renditur e 17-ta nga 37 komuna të vendit me 36.29%. 

Në vijim, është paraqitur figura e përfaqësimit gjinor sipas treguesve: Sipas të dhënave të raportuara nga 37 komuna, niveli i të punësuarve gra në institucione komunale është 73.57% në raport me kriterin 50×50. Po ashtu, 51.35% e komunave dokumentuan të hartuar planin për barazi gjinore.

Gratë të emëruara në  pozita  politike, është arritur  44.53% e kriterit ligjor. Përqindja e përfaqësimit në trupat e kuvendeve komunale është 6.66% e kriterit 50×50.

Sipas të dhënave të përfaqësimit të grave në pozitat udhëheqëse në institucionet arsimore, shëndetësore dhe kulturore/sportive, 43.60% të përmbushjes së kriterit ligjor. 

Përfaqësimi gjinor tek emrat e rrugëve komunale është tejet i ulët, shprehur ne 11.38% po ashtu edhe regjistrimi i pronave në emër të një grua apo dy gjinive (bashkëshortë apo vëllezër dhe motra), është mjaftë e ulet,  7.40%.

Buxhetimi dhe shpenzimi i përgjegjshëm gjinor ka vlerën 39.19%. Me që ky tregues ka vlere të ulët të përkrahjes nga komunat, megjithatë, ka nevojë mjaft të madhe për trajnim në këtë drejtim si dhe për vullnet të komunave që të kuptojnë rëndësinë e kësaj çështje.

Barazia gjinore në programet për punësim, subvencione dhe ndërmarrësi është në shkallë prej 60.74%.

Gazetare, Eurolinda Zenelaj