QKMF në Suharekë përmes një njoftimi ka bër të ditur se një ekip i kësaj qendre po qëndron në pikë kalimin kufitar Vërmicë-Morinë në përkrahje të QRSHP-Prizren.
“Ekipi mjekësor i QKMF Suharekë sot në pikën e kalimit kufitar Vërmicë-Morinë në përkrahje të QRSHP-Prizren për kontrollën e gjithë udhtarëve që kalojnë nëpër këtë pikë kufitare dhe ekipi mjekësor në tendën triazhuese në QKMF Suharekë.
Falenderojmë ekipet kujdestare dhe gjithë stafin shëndetësor që po qëndrojnë në krye të detyrës dhe po bëjnë luftë heroike këto ditë kundër pandemisë COVID-19.
Falenderojmë qytetarët që po i përfillin rekomandimet tona dhe po tregojnë kulturë të lartë qytetare në mbrojtje të shëndetit publik” thuhet në njoftim.