Egzon Sadikaj nga Sopija udhëton jashtë shtetit për tu operuar

20.01.2021

Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës pas përfundimit të rregullimit të dokumentave dhe diagnostifikimit të sakt të sëmundjës do të udhëtojë për operim jashtë vendit. Për shkak të procedurave administrative jo të lehta dhe për shkak të situatës me COVID-19, gjatë këtyre dy muajve kanë ndikuar që operimi i Egzonit të vonohet. Lajmin e […]

Egzon Sadikaj nga Sopija udhëton jashtë shtetit për tu operuar Foto: Ilustrim

Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës pas përfundimit të rregullimit të dokumentave dhe diagnostifikimit të sakt të sëmundjës do të udhëtojë për operim jashtë vendit.

Për shkak të procedurave administrative jo të lehta dhe për shkak të situatës me COVID-19, gjatë këtyre dy muajve kanë ndikuar që operimi i Egzonit të vonohet.

Lajmin e kanë bërë të ditur banorët e fshatit Sopijë përmes një njoftimi, të cilët kanë falenderuar të gjithë ata të cilët kanë kontribuar dhe do të vazhdojnë të njoftojnë për gjendjen shëndetësore të Egzonit.

Njoftimi i plotë:

Pas rregullimit të dokumenteve dhe analizave përfundimtare të bëra rreth diagnostifikimit të plotë e të saktë të sëmundjes, Egzon Sadikaj udhëton për të i’u nënshtruar operimit.

Për shkak të procedurave administrative jo të lehta, dhe për shkak të situatës me COVID-19, gjatë këtyre dy muajve janë shfaqur probleme të ndryshme të cilat kanë ndikuar që të vonohet operimi.

Gjatë këtyre dy muajve, Egzoni është dashur që të i nënshtrohet edhe një sërë analizave, e në bazë të tyre do të realizohet operimi.

Vazhdojmë të ju mbajmë të informuar për gjendjen shëndetësore të tij. Edhe njëherë në emër të familjes, faleminderit të gjithë atyre që kontribuan.