Edhe pse me fjalë të mëdha, Qeverisja Muharremaj ia nisë me…

Nuk është hera e parë që Komuna e Suharekës njihet për gabimet drejtshkrimore si në komunikata, vendime madje edhe në mirënjohjet që shpërndan.

E fundit ishte në dhjetor ku Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka lëshuar një mirënjohje me gabime drejtshkrimore dedikuar një sportisti.

Në mirënjohjen që sportisti ka pranuar është shkruar “Shpres e Sportit” në vend të “Shpresë e Sportit”, apo “Shpresa e Sportit”.

Viti 2020 për Qeverisjen Muharremaj ka filluar me fjalë të mëdha por me gabime të njëjta.

Kështu të paktën vërehet në njoftimin për mbledhjen e radhës së Këshillit të Drejtorëve.