Edhe përkundër investimeve, qytetarët përballen me vërshime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të mërkurën ka paralajmëruar vërshime në Kosovë, ku thuhet se reshjet do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim.

Instituti thotë se do të ketë intensitet të reshjeve në disa zona, me mundësi të vërshimeve të shpejta, përmbytjeve urbane dhe rrëshqitje dheu. Kjo situatë meteorologjike do të përcillet herë pas here edhe me shkarkime rrufesh.

Të premtën SuharekaOnline, ka kontaktuar me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Mjedisit dhe Emergjencave në Komunën e Suharekës, Enver Shabani, i cili ka thënë se duke u bazuar në vërshimet e vitit 2018, Komuna e Suharekës gjatë këtyre dy viteve ka ndërmarr masat për parandalimin e vërshimeve duke bërë zgjerimin e shtretërve të lumenjëve dhe pastrimin e tyre.

Ndër tjera ai ka treguar se për të eliminuar vërshime të mundshme janë bërë investime edhe te prroi i Dybiqakut dhe kanali për shkarkimin e ujërave në rr.Brigada 123.

Ashtu edhe siç paralajmëruar nga instituti të premtën gjatë orëve të vona janë vërshuar shumë rrugë dhe shtëpi në Komunën e Suharekës, shkruan SuharekaOnline.

Në Rr.Xhavit Syla, në fshatin Shirokë, në Bukosh nga disa qytetarë është bërë e ditur se janë përballur me vërshime.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.