Edhe pas rasteve të fundit me COVID-19 të mësimdhënësve, vazhdon mësimi në shkollat e Suharekës

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj sot ka mbajtur takimin e Taks-Forcës ku u bisedua rreth situatës me COVID-19 dhe menaxhimin e saj.

Edhe pse në Komunën e Suharekës deri më tani 8 puntorë të arsimit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, në takimin e sotëm të Taks-Forcës është vendosur që mësimi të vazhdoj.

Kryetari Muharremaj tha se situata nëpër shkolla është nënkontroll dhe po bëhet sipas rregullave dhe masave të caktuara nga MASH.

“Në takimin e sotëm të Task-Forcës për menaxhimin e situatës me Covid-19, diskutuam për situatën aktuale dhe u vendos që mësimi të vazhdoj.

Vazhdimi i mësimit është nën kontrollë dhe po bëhet sipas rregullave dhe masave të caktuara nga MASH”, shkruan Muharremaj.

Ai gjithashtu thotë se të gjitha shkollat i kanë përgaditjet e duhura, e poashtu edhe institucionet shëndetësore janë në shërbim dhe funksion të menaxhimit sa më të mirë.

Kryetari Muharremaj thotë se secili rast i cili mund të praqitet me virusin Covid -19, si tek mësimdhënësit e poashtu te nxënësit, ekziston mekanizmi për menaxhimin e situatës në secilën shkollë nga task-forca e organizuar në secilën shkollë.

“Do të zavendësohet secili mësimdhënës i cili momentalisht është i prekur nga virusi sipas vendimeve të caktuara nga MASH”.

Ekziston ekipi mjekësor mobil i cili vazhdimisht është në teren dhe po punohet në menaxhimin e kësaj situate, bënë të ditur ai.

Gjithashtu Bali Muharremaj ka apeluar tek prindërit që të kenë kujdesin e duhur, që fëmijët ti vetëdijësojnë me rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga virusi Covid 19.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.