Edhe një shteg i ecjes dhe 10 parqe do të ndërtohen në Komunën e Suharekës dhe fshatrat e saj

22.06.2020

Në vitin e parë të mandatit të tij kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kishte nënshkruar marrëveshje me DEMOS për bashkëfinancim të projektit “Rregullimi i shtigjeve për ecje”, që kishte vlerën prej 109 mijë e 895 euro. Falë këtij donacioni, Suhareka është bërë me shtigje për ecje dhe kanë rezultuar të jenë shumë kreative […]

Edhe një shteg i ecjes dhe 10 parqe do të ndërtohen në Komunën e Suharekës dhe fshatrat e saj Foto: Ilustrim

Në vitin e parë të mandatit të tij kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kishte nënshkruar marrëveshje me DEMOS për bashkëfinancim të projektit “Rregullimi i shtigjeve për ecje”, që kishte vlerën prej 109 mijë e 895 euro.

Falë këtij donacioni, Suhareka është bërë me shtigje për ecje dhe kanë rezultuar të jenë shumë kreative për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë shëndetin mirë dhe të kalojnë kohën e lirë duke ecur.

Por siç duket ky projekt nuk do të mbarojë me kaq, kjo për faktin se Komuna e Suharekës tashmë ka hapur procedurat tenderuese për ndërtimin edhe të një shtegu të ecjes në qytetin e Suharekës.

Në një prononcim për SuharekaOnline, kryetari Muharremaj, ka dhënë detaje për shtegun i cili pritet që të ndërtohet së shpejti. Sipas kryetarit shtegu do të filloj te vendi i quajtur “Hisari” apo “Dërven” dhe do të vazhdojë mbi lagjën e Bajraktarëve pjesa nën Zonën Industriale.

Gjithashtu në kuadër të tenderit parashihet që të ndërtohen edhe 10 parqe të reja në fshatrat e Suharekës, për të cilat Muharremaj ka përmendur vetëm disa prej tyre si: Semetisht, Sllapuzhan, Duhël, Kosterc, Vraniq, Sopijë etj.

Por paraprakisht duhet gjetur pronat komunale për të vendosur për ndërtimin e këtyre parqeve ka thënë Muharremaj.

Sipas dosjës së tenderit, parqet gjithashtu do të kenë ndriçim dhe këndin e lojërave për fëmijë. E tërë kjo parashihet të ketë vlerën investive jo më shumë se 274,174.10 € dhe është projekt me bashkfinancim.