Edhe një qytetar i Suharekës vdes nga COVID-19

27.07.2020

Ka ndërruar jetë edhe një pacient i prekur me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren. Lajmin e bëri të ditur Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi në një postim në Facebook, shkruan SuharekaOnline. “Me keqardhje ju njoftoj se edhe njē qytetar humb betejen me #COVID19 nga qyteti i Therandēs, S.K, i testuar pozitiv me 24 […]

Edhe një qytetar i Suharekës vdes nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Ka ndërruar jetë edhe një pacient i prekur me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

Lajmin e bëri të ditur Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi në një postim në Facebook, shkruan SuharekaOnline.

“Me keqardhje ju njoftoj se edhe njē qytetar humb betejen me #COVID19 nga qyteti i Therandēs, S.K, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 32 qytetarë tē komunēs tonē po e vazhdojnë betejen me këtë virus te msheftë për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni diatancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!” ka shkruar Kuqi.