Edhe një familje nga Samadraxha bëhet me shtëpi të re

14.08.2020

Humanisti Halil Kastrati, i cili drejton organizatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka thënë se nuk ka emocion as fjalë që e përshkruan momentin e kthimit të buzëqeshjes të një familje nevojtare. Humanisti Halil Kastrati ka vazhduar traditën e tij, duke dhuruar shtëpia në çdo komunë, ku ka familje në nevojë, shkruan SuharekaOnline. Kësaj radhe, Humanisti […]

Edhe një familje nga Samadraxha bëhet me shtëpi të re Foto: Ilustrim

Humanisti Halil Kastrati, i cili drejton organizatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka thënë se nuk ka emocion as fjalë që e përshkruan momentin e kthimit të buzëqeshjes të një familje nevojtare.

Humanisti Halil Kastrati ka vazhduar traditën e tij, duke dhuruar shtëpia në çdo komunë, ku ka familje në nevojë, shkruan SuharekaOnline.

Kësaj radhe, Humanisti Kastrati ka dhuruar një shtëpi të re për familjen Hoti nga fshati Samadraxhë.