Edhe në Suharekë fillon procesi mësimor, Muharremaj viziton shkollat

Ashtu siç është paralajmëruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka filluar procesi mësimor (faza e parë) edhe në Komunën e Suharekës.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj i shoqëruar nga Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani sot kanë vizituar shkollat e komunës tonë ku edhe janë njoftuar për së afërmi lidhur me fillimin e procesit mësimor.

Gjatë vizitave në shkollat e Suharekës kryetari Muharremaj dhe drejtori Bajselmani kanë biseduar me mësimdhënësit dhe nxënësit duke i apeluar që të respektohen masat mbrojtëse anti-COVID-19.

Muharremaj iu bëri apel duke u shprehur se nëse respektohen udhëzimet që janë dhënë nga IKSHPK-ja procesi mësimor nuk do të ndërprehet dhe njëkohësisht ruajnë familjarët.

Gjithashtu Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj dhe Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, kanë uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.