Ka përfunduar një pjesë e madhe e numërimit të votave edhe në Komunën e Suharekës.
Sipas rezultateve preliminare në fshatin Reqan të Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje prin me 179 vota duke lënë pas PDK me 101 vota, raporton SuharekaOnline.
Ndërsa, më poshtë se LVV e PDK është AAK me 74 vota, LDK me 72 vota dhe NISMA me 33 vota.
Rikujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Suharekës është duke prirë me 37.54%.
| 2410A/01R | 2410A/02D | TOTAL | |
| LVV | 92 | 87 | 179 |
| LDK | 44 | 28 | 72 |
| PDK | 25 | 76 | 101 |
| AAK | 43 | 31 | 74 |
| NISMA | 12 | 21 | 33 |