Edhe në fshatin Semetisht po rregullohen rrugët lokale

Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se sot filluan punimet në rregullimin e rrugëve lokale në fshatin Semetisht.

Në fshatin Semetisht po vazhdon rregullimi i rrugëve lokale, të cilat janë në interes të banorëve të këtij fshati.

Sipas Kryetarit Muharremaj rregullimi i infrastrukturës është njëri prej prioriteteve të qeverisjes së tij dhe se do të mbetemi të përkushtuar në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Gjatë punimeve në rregullimin e rrugëve lokale në fshatin Semetisht, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me stafin e tij.

Kryetari Muharremaj gjatë takimit me banorët prezent gjatë punimeve ka thënë se: “Rregullimi i infrastrukturës është njëri prej prioriteteve tona dhe në këtë aspekt puna jonë nuk do të ndalet”.