Edhe në fshatin Leshan po ndërtohen rrugët lokale

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, po vazhdon ti mbajë premtimet duke i ndërtuar rrugët në shumë fshatra të ndryshme.

Këtë herë rrugët po ndërtohen në fshatin Leshan, ku zhvillimin e punimeve në këtë fshat, ka shkuar pët t’a mbikqyrë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj.

Po ashtu, gjatë vizitës Kryetari Muharremaj ka konfirmuar se ndërtimi i rrugëve do të vazhdojë edhe në shumë fshatra tjerë të Komunës së Suharekës.

“Procesi i zhvillimit në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë, do të vazhdoj të mbetet angazhim i domosdoshëm”, ka thënë kryetari Muharremaj.