Ditët festive do duhej të ishin ditë pushimi e feste për të gjithë qytetarët, punëtorët e shërbyesit.
Por siç duket qytetarët e papërgjegjshëm po përkujdesen që zjarrfikësve të Suharekës të ju gjejnë punë edhe gjatë festave.
Ata sot po përballen me zjarre të shumta fushore dhe malore, që po i shkaktojnë qytetarët e papërgjegjshëm.
Në disa fotografi të siguruara nga SuharekaOnline shihet se zjarrfikësit janë duke ndërhyrë në lokalizimin dhe fikjen e zjarrit në dalje të Suharekës.
