Edhe në “Belle Vie” të gatshëm ti presin klientët nga 1 qershori

31.05.2020

Rinor Suka, pronar i “Belle Vie”, thotë se të gjitha përgatitjet janë bërë dhe janë të gatshëm që t’i presin klientët më 1 qershor. “Po nga 1 qershori fillon masa tre, ku gastronomia hapet komplet, ku lejohen klientët të hyjnë brenda, me disa masa që janë krijuar nga Ministria e Shëndetësisë, pra jemi duke u […]

Edhe në “Belle Vie” të gatshëm ti presin klientët nga 1 qershori Foto: Ilustrim

Rinor Suka, pronar i “Belle Vie”, thotë se të gjitha përgatitjet janë bërë dhe janë të gatshëm që t’i presin klientët më 1 qershor.

“Po nga 1 qershori fillon masa tre, ku gastronomia hapet komplet, ku lejohen klientët të hyjnë brenda, me disa masa që janë krijuar nga Ministria e Shëndetësisë, pra jemi duke u bërë gati, duke bërë dezinfektim, pastrimin e lokalit dhe trajnimin e stafit për masa të cilat do të jenë që të vetëdijesohen klientët sesi do të sillen brenda”, thotë ai. “Ka kaluar një kohë e gjatë, qytetarët janë vetëdijesuar, po i vërejmë qytetarët nëpër markete e nëpër qytet, po i mbajnë maskat dhe distancën, kështu që besoj se nuk do të ketë vështirësi. Kemi filluar të adaptohemi e të jetojmë me virusin, sepse ne e dimë se ajo nuk do të zhduket për një kohë, por do të bashkëjetojmë me të, të kemi higjienë personale dhe ta ruajmë distancën”, thotë ai.

“Ne sot, siç po e shihni edhe ju, po i bëjmë përgatitjet e para. Jemi duke bërë pastrimin e lokalit, dezinfektimin, gjitha përgatitjet dhe shpresojmë që më 1 qershor të fillojmë, edhe pse zyrtarisht ende nuk na ka ardhë vendimi. Po jemi furnizuar me të gjitha, ka pasur normal dëme se disa janë pa afat dhe i kemi hedhur dhe i kemi zëvendësuar me produkte të reja prej fillimit”, tha ai.

Ndër tjera Rinor Suka nga “BelleVie” thotë se do t’i repsektojnë vendimet e IKSHPK-së dhe për të hënën do të jenë të gatshëm.

“Vendimi i fundit është që doreza nuk ka nevojë, por maskat, dezinfektuesit, distanca 1 m e gjysmë ndërmjet tavolinave dhe jo që të ulën më shumë se katër persona në një tavolinë”, thotë ai.

Duke tregur për hunbjet që kanë pësuar gjatë kohës së pandemisë Suka thotë se janë të konsiderueshme por gjithmonë në pritje të përkrahjes nga shteti.