Edhe kryetari Bali Muharremaj aplikon për legalizimin e shtëpisë së tij

Edhe kryetari Bali Muharremaj aplikon për legalizimin e shtëpisë së tij
F K

02.08.2019 / Suhareka

Komuna e Suharekës në një njoftim ka informuar dhe i ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Suharekës, që ti legalizojnë objektet që janë të ndërtuara pa leje.

E siç duket, i pari që aplikoj për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje ishte kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai në një postim në rrjetin social në Facebook, tha se edhe une si çdo qytetarë iu përgjigja procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje.

“Unë sot ju përgjigja procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, në Komunën e Suharekës.

Kam pritur në radhë si të gjithë qytetarët tjerë për të aplikuar, për legalizimin e shtëpisë në fshatin Gjinoc ku tashmë edhe jetoj,” shtoi Muharremaj.

Muharremaj i ftonë të gjithë qytetarët që të jenë pjesëmarrës në procesin e legalizimit si dhe për më shumë detaje të drejtohen në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën e Suharekës.

“Për më shumë të dhëna, jeni të mirëpritur në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën e Suharekës”.

RAPORTO