Nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka dhe drejtoresha e Shëndetësisë znj.Sale Bytyqi edhe në këtë javë i kanë vazhduar vizitat nëpër institucionet shëndetësore.
Nënkryetarja Suka dhe drejtoresha Bytyqi gjatë ditës i kanë vizituar dy QMF në fshatrat Mushtisht dhe Gjinoc.
Ato për së afërmi e kanë parë punën e këtyre QMF-ve dhe kanë bashkëbiseduar me stafin mantelbardhë për ecurinë e një dite punë si dhe kanë biseduar me pacientë të rastit për shërbimet që i afrohen atyre.
Kujtojmë se vizita të tilla nga nënkryetarja Suka kanë filluar ditë më parë për tu njoftuar për së afërmi me sfidat dhe punën e mantelbardhëve dhe shërbimin e tyre ndaj qytetarëve.