Edhe dega e LDK-se në Suharekë ka reaguar lidhur me aktakuzën e ngritur së fundmi për keqpërdorime
Atakuza lidhet me ndërtimin e shkollës në fshatin Tërrnje.
Ata kane theksuar se kane ngritur shqetësimet e tyre për këtë çështje ishin ngritur që para shtatë vitesh.
Në një deklaratë, dega e LDK-së në Suharekë shprehet se vazhdimisht ka ngritur zërin në mbrojtje të interesave qytetare dhe ka shprehur shqetësimet e veta për keqpërdorimet e ushtruara nga pushteti komunal në Suharekë.
“Atë që dega e jonë e kishte ngritur si shqetësim para 7 vitesh, tani po vërtetohet edhe nga hetimet e prokurorisë e cila ka ngritur aktakuzë për të njëjtin problem, pra për ‘zhdukjen’ e podrumit të shkollës së Tërrnjes,” thuhet në deklaratën e LDK-së.
Më tej, dega e LDK-së në Suharekë thekson se kanë ngritur edhe dhjetëra e qindra shqetësime të tjera për abuzime dhe keqpërdorime, por reagimi i organeve të drejtësisë ka qenë, sipas tyre, i plogësht.
“Kërkojmë nga organet e drejtësisë që t’i trajtojnë të gjitha shqetësimet tona, sa i përket keqpërdorimeve që janë ushtruar nga pushteti aktual në Suharekë, dhe atë që nga viti 2018. Secili prej shqetësimeve tona ka qenë e bazuar në fakte dhe argumente të vërtetueshme!” përfundon deklarata e degës së LDK-së në Suharekë.
Ky reagim vjen pas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë për aktakuzën e ngritur ndaj shtatë zyrtarëve komunalë lidhur me ndërtimin e shkollës në Tërrnje, ku sipas aktakuzës, objekti u ndërtua pa podrumin e planifikuar.