Edhe 79 polic në Prizren do të testohen sot, 6 prej tyre nga Suhareka

E përditësuar [11:55] – Shtohet numri i policëve që do të testohen sot. Numri është rritur në 120 ka konfirmuar Dr.Nurishahe Hulaj, prej tyre 83 janë zyrtar policor.

Më 22 maj nga rezultatet e IKSHPK-së rezultuan 21 raste pozitive me COVID-19, ku prej tyre 12 zyrtar policor.

Për të parandaluar përhapjen dhe kontrolluar gjendjen e pacientëve me covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientit.

Në një prononcim për SuharekaOnline nga QRSHP në Prizren, Dr.Nurishahe Hulaj, ka bërë të ditur se sot do të merren mostra nga 79 zyrtar policor që janë raste kontakti. Prej 79 mostrave, 22 do të merren nga QRSHP e Prizrenit dhe 57 nga ekipet e Prishtinës.

Nga 79 policët që do të testohen sot, 6 prej tyre janë nga Komuna e Suharekës, ka treguar Dr.Nurishahe Hulaj.

Duke treguar për rastin e dy policëve që mbrëmë rezultuan pozitiv, njëri nga Bllaca e tjetri nga Suhareka, Dr.Nurishahe Hulaj, tha se me vendim të institutit ata janë në izolim.

Më tutje ajo ka thënë se këto janë raste kontakti dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.