Edhe 3 mësimdhënës nga Suhareka rezultojnë pozitiv me COVID-19

27.09.2020

Të premtën QRSHP në Prizren ka marr mostrat e 40 mësimdhënësve nga Komuna e Suharekës. Sipas njoftimit zyrtar të IKSHPK-së sot nga 38 mostra të punuara për mësimdhënësit e Komunës së Suharekës janë konfirmuar 3 raste pozitive me virusin SARS-CoV-2. Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline, drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani. Deri më tani numri […]

Edhe 3 mësimdhënës nga Suhareka rezultojnë pozitiv me COVID-19 Foto: Ilustrim

Të premtën QRSHP në Prizren ka marr mostrat e 40 mësimdhënësve nga Komuna e Suharekës.

Sipas njoftimit zyrtar të IKSHPK-së sot nga 38 mostra të punuara për mësimdhënësit e Komunës së Suharekës janë konfirmuar 3 raste pozitive me virusin SARS-CoV-2.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline, drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani.

Deri më tani numri i punonjësve të arsimit me COVID-19 në Suharekë është 8, ku prej tyre 2 punëtor teknik.

Deri më tani në Komunën e Suharekës që nga fillimi i pandemisë janë identifikuar 226 raste pozitive, 188 shëruar, fatkeqësisht 14 vdekje dhe 24 raste aktive.