Edhe 237 raste aktive me koronavirus në Kosovë, 2 prej tyre në Suharekë

02.06.2020

Edhe 27 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të hënën në Kosovë, duke çuar kështu në 1 mijë e 110 numrin e përgjithshëm të infektuarve. Deri tash numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1 mijë e 110. Sipas shifrave zyrtare, numri i të shëruarve është 843 ndërkaq 30 persona kanë vdekur […]

Edhe 237 raste aktive me koronavirus në Kosovë, 2 prej tyre në Suharekë Foto: Ilustrim

Edhe 27 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të hënën në Kosovë, duke çuar kështu në 1 mijë e 110 numrin e përgjithshëm të infektuarve.

Deri tash numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1 mijë e 110. Sipas shifrave zyrtare, numri i të shëruarve është 843 ndërkaq 30 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, për të cilët gjithashtu është thënë se kanë pasur sëmundje të reja shoqëruese.

Sipas këtyre statistikave edhe 237 janë raste aktive me Covid-19.

Aktualisht në Komunën e Suharekës janë edhe dy pacientë aktiv me COVID-19, të cilët pritet të shërohen brenda kësaj jave.

Dy rastet e fundit të identifikuara me covid-19 në Suharekë ishin më 22 maj 2020, ku në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, kishin rezultuar pozitiv edhe dy pjestar të Policisë së Kosovës nga Suhareka që shërbejnë në Prizren.

Kujtojmë se Komuna e Suharekës ka 38 raste të idenfitikuara me covid-19, në mesin e tyre 35 të shëruar, 1 rast vedekje dhe 2 raste aktive.

Me numrin më të madh të të infektuarve aktualisht prinë Ferizaj, pasuar nga Prizreni, Prishtina e Gjilani.