Edhe 1 rast i ri me covid-19 në Sallagrazhdë të Suharekës

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Suhareka.

Nga të gjitha rastet e mostruara sot në Kosovë kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë, ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Nga 9 rastet e konfirmuara, 1 prej tyre është nga Sallagrazhda e Suharekës (rasti i dytë në Sallagrazhdë).

Kujtojmë se në Suharekë deri më tani janë identifikuar 36 raste me covid-19, në mesin e tyre 3 të shëruar dhe 1 i vdekur.

RAPORTO