Të martën më 12 maj 2020, janë shëruar edhe 14 pacientë në Kosovë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 671 raste.

Nga 14 pacientët e shëruar të martën, 1(një) është nga Komuna e Suharekës që edhe në testin e dytë ka rezultuar negativ për covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline nga QRSHP në Prizren, Dr.Nurishahe Hulaj, e cila ka thënë se edhe një paciente nga Sallagrazhda e Suharekës konsiderohet e shëruar pasiqë në dy teste të njëpasnjëshme ka rezultuar negativ.

Komuna e Suharekës ka të konfirmuar 36 qytetar të prekur me covid-19, 33 të shëruar, 2 raste aktive dhe 1 të vdekur.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Kujtojmë se 3 rastet e fundit në Suharekë janë shënuar si vijon: dy në fshatin Sallagrazhdë dhe një në Suharekë që janë raste kontakti nga reparti i dializës në Prizren.