Sot më 11 maj 2020, janë shëruar edhe 2 pacientë në Kosovë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 657 raste.
Nga dy pacientët e shëruar sonte, 1(një) është nga Komuna e Suharekës që edhe në testin e dytë ka rezultuar negativ për covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline drejtorit i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, i cili ka thënë se pacientja nga Studençani sot konsiderohet e shëruar pasiqë në dy teste të njëpasnjëshme ka rezultuar negativ.
Kryeziu gjithashtu ka njoftuar se edhe për ditën e martë po presim që edhe një pacient tjetër nga Suhareka të shpallet i shëruar.
Komuna e Suharekës renditet e 10-ta me 36 qytetar të prekur me covid-19, 32 të shëruar, 3 raste aktive dhe 1 të vdekur.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Kujtojmë se 3 rastet e fundit në Suharekë janë shënuar dy në fshatin Sallagrazhdë dhe një në Suharekë që janë raste kontakti nga reparti i dializës në Prizren.