E shëruara nga Suhareka sot lirohet nga Klinika Infektive

02.04.2020

Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë lajme të mira sa i përket pacientëve të shëruar në Kosovë nga virusi COVID-19. Krasniqi mbrëmë ka thënë se tashmë janë shëruar plotësisht edhe katër pacientë të tjerë. “Sot kemi liruar nga Klinika Infektive katër pacientë që kanë rezultuar të shëruar dje. Gjatë ditës janë përpunuar edhe 7 teste për […]

E shëruara nga Suhareka sot lirohet nga Klinika Infektive Foto: Ilustrim

Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë lajme të mira sa i përket pacientëve të shëruar në Kosovë nga virusi COVID-19.

Krasniqi mbrëmë ka thënë se tashmë janë shëruar plotësisht edhe katër pacientë të tjerë.

“Sot kemi liruar nga Klinika Infektive katër pacientë që kanë rezultuar të shëruar dje. Gjatë ditës janë përpunuar edhe 7 teste për pacientët që tashmë janë të shtrirë në klinikë.

Nga këto të dhëna edhe katër pacientë kanë dalë negative për herë të dytë që do të thotë se janë shëruar. Ata pritet të lirohen nesër” ka thënë mbrëmë infektologu Krasniqi.

Se sot do të lirohet e shëruara nga Suhareka e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe një familjar i pacientes i cili ka thënë se para pak qastesh prindi saj ka patur vizitën prej mjekëve kujdestar dhe e njoftuan për rezultatet negative qe ne i morem përmes mediave mbrëmë.

“Sa i perket lirimit prindit i është thënë që tash ne e lajmrojm QKMF në Suharekë me ardh me të marr se ashtu e paskan në rregullore, transportin e pacientëve e bëjn përmes tyre” ka shtuar familjari.