[E MËRKURË] Barnatorja kujdestare për sonte pas orës 22:30 në Suharekë

Qeveria e vendit ka marrë vendim që barnatoret e licencuara në Kosovë do të ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 07:00-22:30.

Sipas këtij vendimi pas orës 22:30 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë.

Barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë, AKPPM në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse, autoritetet komunale.

Pas këtij vendimi Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar listën e barnatores kujdestare edhe në qytetin e Suharekës për datën 15 prill 2020.

RAPORTO