E “marta” n’karantinë, as Suhareka nuk shpëton nga tollovia

Qyteti i Suharekës, sikurse shumica e qyteteve të tjera në Kosovë, një ditë para se të hyjnë në fuqi vendimet e qeverisë, është mbushur i tëri me vetura e qytetarë të shumtë.

Një situatë  e tillë ku qytetarët mund të lëvizin nëpër qytete dhe vendbanime të tjera brenda një afati kohor prej 1 orë e gjysmë, ka prodhuar sot një kundër-efekt.

Rrugët e qyteteve të Kosovës kanë qenë të mbushura gjatë tërë të martës me vetura të shumta, me qytetarë të shumtë, të cilët ngarendnin sa në një dyqan sa në një tjetër, sa në një bankë sa në një tjetër.

Kështu pa përfillur rregullat e distancës sociale,e madje duke rrezikuar jetën e tyre dhe të secilit që kishin pranë.

Gjatë tërë ditës filial të ndryshme bankare, të supermarketeve të ndryshme, ishin të mbushura plotë.

RAPORTO