E kanosi përmes telefonit, gruaja nga Suhareka denoncon burrin e saj në polici

13.07.2023

Një femër nga Suhareka është kanosur vazhdimisht nga bashkëshorti i saj. Policia e Suharekës ka njoftuar se një femër ka denoncuar burrin e saj, i cili jeton jashtë shtetit, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari në vazdhimësi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës me të cilën ka dy fëmijë. […]

E kanosi përmes telefonit, gruaja nga Suhareka denoncon burrin e saj në polici Foto: Ilustrim

Një femër nga Suhareka është kanosur vazhdimisht nga bashkëshorti i saj.

Policia e Suharekës ka njoftuar se një femër ka denoncuar burrin e saj, i cili jeton jashtë shtetit, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari në vazdhimësi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës me të cilën ka dy fëmijë.

Policia njofton se i dyshuari me datë 12.07.2023 e ka telefonuar viktimën dhe ka kërkuar nga ajo që të dalë nga shtëpia dhe po ashtu e ka kanosur.

Viktima së bashku me dy fëmijët e saj ka shkuar tek prindërit e saj.

Suharekë 12.07.2023 – 17:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull  kosovar, i cili jeton jashtë shtetit, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari me datë 12.07.2023 e ka telefonuar viktimën dhe ka kërkuar nga ajo që të dalë nga shtëpia dhe po ashtu e ka kanosur. Viktima së bashku me dy fëmijët e saj ka shkuar tek prindërit e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftimin e policisë.