Kanosi gruan e tij përmes telefonit, arrestohet qytetari nga Suhareka

24.08.2021

Një femër ka raportuar në stacionin policor në Suharekë se është kanosur nga bashkëshorti i saj. Të hënën një femër në Suharekë rreth orës 19:30 ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, përmes telefoni i dyshuari e kishte kanosur. Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se në lidhje […]

Kanosi gruan e tij përmes telefonit, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar në stacionin policor në Suharekë se është kanosur nga bashkëshorti i saj.

Të hënën një femër në Suharekë rreth orës 19:30 ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, përmes telefoni i dyshuari e kishte kanosur.

Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se në lidhje me rastin i dyshuari është arrestuar.

Ndërsa pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Kanosje dhe dhunë në familje – Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, përmes telefoni i dyshuari e kishte kanosur. Në lidhje me rastin i dyshuari është arrestuar  pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur Policia e Kosovës.