E gjuan me gurë kamionin e viktimës dhe shtie me armë, arrestohet qytetari nga Suhareka

08.08.2021

Të shtunën rreth orës 10:40 është arrestuar një qytetar nga Suhareka nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Sipas Policisë së Kosovës deri te arrestimi kishte ardhur për shkak se i dyshuari pas një mosmarrëveshje të më hershme e kishte gjuajtur me gurë kamionin e viktimës deri sa ai kishte […]

E gjuan me gurë kamionin e viktimës dhe shtie me armë, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: © Hallka Marketing Agency

Të shtunën rreth orës 10:40 është arrestuar një qytetar nga Suhareka nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Sipas Policisë së Kosovës deri te arrestimi kishte ardhur për shkak se i dyshuari pas një mosmarrëveshje të më hershme e kishte gjuajtur me gurë kamionin e viktimës deri sa ai kishte qenë duke e drejtuar dhe ia kishte thyer xhamin.

Viktima pas një distance rreth 200 metra kishte ndalë kamionin, por i dyshuari i kishte shkuar pas në këmbë duke shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjete dhe sekuestruar  gjashtë gëzhoja, një fishek të kalibrit 7.65 mm si dhe një armë automatike me një karikator dhe 11  fishek të cilën armë i dyshuari e kishte lënë në fushë në  pronë e tij.

Është bastisur shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë.Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.