[E FUNDIT] 6 mostrat e marrura në QKMF të Suharekës, rezultojnë negative për covid-19

Të premten Qendra Rajonale e Shëndetit Publik ka konfirmuar lajmin se pacienti i rezultuar pozitiv i datës 08 prill nga fshati Bllacë është mjek i QKMF-së.

E për të parandaluar përhapjen e pandemisë sot janë marr mostra nga 6 punëtor shëndetësor të QKMF-së në Suharekë të cilët dyshohen të kenë pasur kontakt me rastin e konfirmuar.

Nga 6 mostrat e marrura sot në QKMF të gjitha kanë rezultuar negative.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Dr.Fadil Kryeziu, i cili tha se për arsye preventive janë hulumtuar kontaktet e pacientit, e që në këtë rast përfshin punëtor shëndetësor të QKMF-së që dyshohet se kanë pasur kontakt me pacientin e konfirmuar më datë 8 prill.

RAPORTO