Dyshime për koronavirus, vetizolohet një familje në Studençan të Suharekës

Një familje në fshatin Studençan të Suharekës ka vendosur që të vetizolohet pasi që kanë pasur kontakte me një familjare të tyre nga fshati komuna e Malishevës.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, i cili ka thënë se në këtë fshat kjo familje rreth 5 anëtarëshe është vetizoluar pasiqë kanë lidhje miqësore me një familje nga Malisheva dhe kanë pasur kontakte me një anëtar të saj.

“Nëse është paraqitur kërkesa në librin e protokollit atëherë nesër do të marrim mostra edhe nga kjo familje” ka shtuar ai.

Kujtojmë se sot pritet të merren mostrat nga 17 persona në Bllacë, rezultatet e të cilëve pritet të publikohen sonte ose nesër.

Theksojmë se deri më tani në tërë Kosovën janë 184 persona të prekur me COVID-19, 30 të shëruar dhe pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi.

RAPORTO