Dyshime për covid-19, 11 mostra do të merren nga një familje në Studençan dhe një tjetër në Suharekë

Një familje shtatë anëtarëshe në fshatin Studençan të Suharekës ka vendosur që të vetizolohet pasi që kanë pasur kontakte me një familjare të tyre nga komuna e Malishevës.

E ngjashëm ka vepruar edhe një familje katër anëtarëshe nga qyteti i Suharekës duke u vetizoluar.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, i cili ka thënë se në këtë fshat kjo familje 7 anëtarëshe është vetizoluar pasiqë kanë lidhje miqësore me një familje nga Malisheva dhe kanë pasur kontakte me një anëtar të saj.

Gjithashtu sipas Dr.Fadil Kryeziut edhe një familje 4 anëtarëshe është vetizoluar në Suharekë dhe se mostrat do të merren ditëve në vijim.

Ai ka treguar se të dyja familjet kanë pasur kontakte me qytetarë të Malishevës pasi që kanë lidhje miqësore dhe se janë duke respektuar rekomandimet për vetizolim.

Kujtojmë se mbrëmë nga mostrat e marruraa nga 17 persona në Bllacë, gjatë testit në virusin SARS-CoV-2 një ka rezultuar pozitiv.